Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy shtetas egjiptianë që udhëtonin me betonieren, ndërsa mbeti i plagosur një 28-vjeçar shqiptar, drejtuesi i automjetit tjetër, i cili u godit nga mjeti i tonazhit të rëndë pak çaste para se ai të binte nga ura.

Në pamjet e publikuara,  betoniereja shihet duke lëvizur me shpejtësi të lartë, teksa përplaset nga pas me automjetin, duke e shkatërruar atë. Më pas, mjeti i tonazhit të rëndë çan barrierat metalike mbrojtëse të urës dhe përfundon në aksin rrugor poshtë saj, me pasoja fatale.

Reklamë