Gjatë protestës së mbajtur sot kundër ndërtimeve në Zvërnec,  një incident ka përfshirë një të ri i cili po kalonte në zonën ku po zhvillohej tubimi, duke mbajtur me vete një qen pitbull.

Sipas euronews, situata ka nisur pasi i riu dyshohet se ka provokuar disa prej protestuesve, përfshirë edhe një influencere që ndodhej në vendngjarje. Më pas, një grup protestuesish i është vënë pas, ndërsa ai është larguar me vrap drejt zonës së ish-Bllokut.

Gjatë kalimit në zonën e protestës, ai i është drejtuar influenceres me fjalët: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”, ndërsa ajo thuhet se i është përgjigjur: “Po.”

Reklamë

Raportohet gjithashtu se i riu ka bërë komente dhe fjalë ofenduese ndaj turmës, mes tyre edhe deklaratën: “Rroftë Rama, i hani atë …”, çka ka tensionuar më tej situatën.

Pas përshkallëzimit të ngjarjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Protestuesit ndërkohë janë rikthyer sërish në tubim.