×
  • Lajme
  • Shqipëria / Në orën 16:30

    Sot në Shqipëri para Kuvendit protestojnë 19 deputetët e përjashtuar nga seanca

    Reporteri
    05 Shkurt 2024 | 7:12

    Deputetët e Shqipërisë i rikthehen jetës parlamentare sot pasdite në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve që pritet t’i adresojnë për jo më shumë se 4 orë.

    Bashkë me rikthimin e seancave parlamentare, do të rikthehet edhe aksioni i opozitës për të mos lejuar zhvillimin normalë të seancës pa plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

    19 deputetë të Partisë Demokrate nuk do të ketë mundësi të jenë pjesë e seancës plenare pasi janë përjashtuar nga sekretariati i etikës.

    Aksionin brenda sallës pritet të udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit.

    Ndërkohë, jashtë sallës së seancës plenare, 30 minuta përpara fillimit të parlamentit, në orën 16:30 deputetët e përjashtuar do të protestojnë. Lajmi u komunikua të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit nga deputeti, Flamur Noka./euronewsalbania/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!