×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e Luginës i dërgojnë letër Mogherinit, kërkojnë të përfshihen në dialog

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 15:01

    Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë ndërmarrë një iniciativë për t’u përfshirë në fazën përfundimtare të dialogut Beograd-Prishtinë.


    Iniciativa u nënshkrua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb Fatmir Hasani, raporton RTS, transmeton Reporteri.net.

    Këtë letër shqiptarët e tri komunave të jugut të Serbisë ia kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, ku argumentojnë se  marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë “është një mundësi për zgjidhjen e problemeve jetike për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.

    Përpos Mogherinit, shqiptarët e Luginës këtë letër ia kanë dërguar edhe  presidentit Hashim Thaçi si dhe kryesuesve të dialogut, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!