Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një 36-vjeçar shqiptar është sulmuar me armë zjarri.
Mediet gjermane shkruajnë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një personi. Po sipas medieve gjermane mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në Gathe, dy ditë më parë.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë për të shtënat. Menjëherë autoritetet shkuan në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur të shtrirë shqiptarin.
Ndërsa pak metra larg tij u gjet i ndaluar automjeti i tij. Raportohet se 36-vjeçari kishte mbetur i plagosur dhe u dërgua në spital, ku aktualisht është nën kujdes intensiv.
Nga hetimet e deritanishme të policisë gjermane është mësuar se shqiptari ka qenë brenda makinës së tij kur u qëllua me armë.
Edhe pse i plagosur, shqiptari, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka arritur të dalë nga automjeti i tij BMW, transmetojnë mediet shqiptare.
Gjithashtu bëhet e ditur se pranë tij u gjet edhe një armë, por ende nuk është përcaktuar se kujt i përket.
Ende nuk ka asnjë pistë për autorët dhe nëse ka qenë një person i vetëm apo disa që sulmuan 36-vjeçarin shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.