×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari që ndërtoi xhami në Zelandë të Re

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:44

    Në vitin 1950, në moshën 19 vjeçare Masar Krasniqi, emigroi nga Kosova drejt Zelandës së Re, me të vetmin qëllim që në çdo kohë t’i shërbejë çështjes kombëtare.


    Përpos që i ndihmoi shumë Kosovës, Krasniqi u bë një nga njerëzit më me ndikim edhe në shtetin ku jeton.

    Më 30 mars 1979 ai së bashku me një grup myslimanësh vendosën gurthemelin e një xhamie në Zelandë të Re.

    Anëtarët e Komitetit të Xhamisë që përpos Krasniqit ishin edhe Hajji Abdul Rahim Rasheed, Said Alvi, Mohammed Yakub Patel dhe Hajji Mohammed Hussein Sahib – atë kohë lanë në hipotekë shtëpitë e tyre si garanci për ndërtuesin e këtij objekti fetar.

    Kontributi i tij i madh bëri që ai të jetë edhe njëri ndër anëtarët e lobit Shqiptaro-Amerikan dhe njëkohësisht njeriu më i afërti i senatorit Bob Dole.

    Ai gjatë veprimtarisë së tij takoi personalitete të njohura botërore si Dalai Lama, Nënë Tereza, Bill Clinton dhe Ibrahim Rugova. Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II, njofton Klan Kosova.

    Ndryshe, dje në Zelandë të Re kanë vdekur 49 persona si pasojë e një sulmi terrorist në dy xhami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!