×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtimja mbetët “shkret”, komunës i dështon tenderi për drunj dhe lule 

    Reporteri
    14 Prill 2022 | 21:32

    Hapësirat publike dhe parqet e Shtimes do të mbeten “shkret” edhe për një kohë. Mbjellja e drunjve dhe luleve nëpër këto vende ka mbetur vetëm tentativë, pasi tenderi për këtë çështje ka dështuar.

    Komuna e Shtimes, që drejtohet nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, nuk ka arritur që ta bindë asnjë kompani që të konkurrojë në tenderin për “Furnizim me drunjë dekorativ dhe lule”.

    Kjo ka bërë që ky tender të dështojë dhe hapësirat publike e parqet e Shtimes të mbeten zbrazët edhe për një kohë.

    Në njoftimin që është bërë publik në KRPP është treguar se për tenderin “Furnizim me drunjë dekorativ dhe lule për rregullimin e hapësirave publike dhe parqeve në institucionet e komunës së Shtimes” kanë ofertuar zero kompani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    “Asnjë OE nuk ka konkurruar në ketë aktivitet të prokurimit”, thuhet aty.

    Kurse, në dosjen e tenderit është treguar se çfarë kishte planifikuar Komuna e Shtimes që të mbjellë në hapësirat publike dhe parqe.

    Sipas parashikimit në qytetin e Shtimes do të mbilleshin Petunia, 3000 copë, Begonia semperflorens 5000 copë, Chrysanthem 135 copë, Plataus acerifolia 18/22 cm 4 copë, Tilia cordata 18/22 cm 2 copë, Mbjellja drunjeve 6 copë, mbjellje luleve  8135 copë dhe disa lloje të plehrave dhe mbrojtëse nga druri (për mbrojtjen e drunjeve) /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!