×
  • Lajme
  • Lajme

    S’i dhez Dodikut, refuzohet nga Presidenca – Kërkoi anëtarësim në Open Balkan, dhe shpallje non-grata të Schmidt-it

    Reporteri
    02 Shtator 2022 | 14:00
    Lideri nacioanlist i serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik

    Në një seancë të jashtëzakonshme të Presidencës tre-palëshe të Bosnje-Hercegovinës, anëtari serb Milorad Dodik kërkoi të shpallet non-grata Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar Christian Schimdt si dhe anëtarësimi i BeH-së në nismën rajonale të Open Balkan, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Dy anëtarët e tjerë të Presidencës, përkatësisht anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviç dhe ai kroat, Zheljko Komshiç, nuk ia miratuan kërkesat anëtarit serb, Milorad Dodik.

    Përveç këtyre dy kërkesave, Dodikut iu refuzuan edhe propozimet për marrëveshje me Serbinë për ndërlidhjen lindore të tubacioneve të gazit si dhe ndërtimin e një aeroporti.

    Anëtari serb i Presidencës së Bosnjes, njëherit edhe lideri nacionalist i entietit serb “Republika Srpska” kërkoi që anëtari boshnjak Xhaferoviç të shkarkohet nga posti i tij.

    Madje ai tha se kjo gjë duhet të bëhet “për shkak se aftësitë mendore të Xhaferoviçit janë diskutueshme”.

    “Urrejtja e dy anëtarëve të Presidencës ndaj ‘Republika Srpska’-s është e qartë”, ka thënë ai në një konferencë për media, siç raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

    Në lidhje me emërimin e një ambasadori të ri gjerman në Bosnje, Dodik tha se kjo nuk ishte në agjendën e diskutimeve.

    Gjermania, vazhdoi të hedh vrerë ai, punon kundër entitetit serb të Bosnjes.

    “Rezoluta për zhbërjen e Republika Srpska-s vjen nga Gjermani dhe na imponohet ilegjitimi Christian Schimdt, dhe kjo tregon absolutisht që qëllimet e tyre janë të këqija dhe duhet ta refuzojmë”.

    “Nuk duhet të pranojmë atë sepse janë ekonomikisht të fuqishëm dhe fuqi e madhe, sepse do të shtypemi dhe poshtërohemi politikisht”, ka thënë Milorad Dodik.

    Përveç gjermanëve, vrerin e drejtoi edhe kah boshnjakët. “Boshjkaët duan të dominojnë dhe nuk respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit”.

    Bundestagu miratoi së fundmi Rezolutën për BeH-në, e cila aprovoi dërgimin e ushtarëve gjermanë në misionin EUFOR (Eltea) në BeH dhe i kërkoi qeverisë gjermane të sigurojë mbështetje më të fortë për Bosnje-Hercegovinën dhe të parandalojë rritjen e retorikës nacionaliste.

    Dodiku është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Gjermania për minim të sovranitetit dhe fuksionalitetit të shtetit të Bosnje-Hercegovinës me veprimet e tij secesioniste dhe korruptive./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!