×
  • Lajme
  • Lajme

    Si përpunohet ari? Tregon 27 vjeçarja pronare e fabrikës së vetme të arit në Kosovë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 19:00

    Pak kilometra prej qytetit të Gjakovës. Në fshatin Trakaniq ndodhet fabrika e vetme e përpunimit të arit në Kosovë.


    Kjo fabrikë, drejtohet nga një 27 vjeçare.

    “Ideja për me hap një fabrikë të tillë, ka lind pasi që babai im e ka që 20 vite po të njëjtën në Evropë”, thotë Doruntina Gjokaj, pronare e “Invest Gold”, për Reporteri.net.

    Në këtë fabrikë, e cila funksionon që më shumë se një vit, prodhohen rreth 3 mijë lloje të produkteve nga ari.

    Fabrika i ka dymbëdhjetë punëtorë. Ajo ndahet në dy sektorë, atë të përpunimit të arit dhe në showroom-in ku ekspozohen produktet e arit.

    “Qëllimi jonë është që të kemi bashkëpunim me argjendarët e Kosovës, por edhe të kemi eksportim jashtë shtetit, megjithëse edhe ia kemi nis me pas eksport jashtë shteti. Ne eksportojmë në Zvicër, Kroaci, Gjermani. Për momentin”, ka treguar për Reporteri.net, pronarja e fabrikës.

    Ndiqeni videon e mëposhtme për të parë se si përpunohet ari në këtë fabrikë:

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/569213846907543/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!