×
  • Lajme
  • Lajme

    Si shumë fshatra, edhe Tërllabuqi i Vushtrrisë nuk i ka shpëtuar braktisjes nga banorët

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 19:24

    Fshati Tërllabuqë gjendet veç pesë kilometra larg qytetit Vushtrrisë, por edhe pse ka një natyrë magjepsëse nuk i ka shpëtuar braktisjes nga banorët.


    Dikur ky fshat kishte tetëdhjetë shtëpi, ndërsa sot kanë mbet vetëm 10 prej tyre.

    Aziz Aliu, është njëri ndër banorët e mbetur. Ai ka thënë se ky vend i plotëson të gjitha kushtet për një jetesë të mirë.

    “E mbaj në mend që në këtë fshat kanë qenë 80 familje. Mirëpo me kalimin e kohës, për shkak të kushteve jo të mira, pa infrastrukturë, pa shkollë, pa ambulancë, për këto arsye popullata është shpërngulur. Fshati është larg Vushtrrisë vetëm pesë kilometra dhe ka kushte të mira për jetesë. Çka të punon në këtë tokë e bën bereqetin. Familjet kanë jetuar dikur këtu nga kjo tokë me bujqësi”, ka deklaruar Aziz Aliu përt Televizonin Dukagjini.

    Përveç bletarisë, familja Aliu posedon edhe një mini fermë, në të cilën ka 30 krerë lopë.

    Për dallim nga shumë bashkëfshatarë që kanë lënë fshatin, Burim Aliu ka thënë se i pëlqen jeta në fshat dhe nuk e ka ndërmend ta braktisë atë. / Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!