×
  • Lajme
  • Lajme

    Simiq hyn e del kur të dojë nga mbledhjet e Komisionit Parlamentar

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 13:00

    Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili është edhe kryesues i Komisionit Parlamentar nga për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, nuk ka qëndruar deri në fund të mbledhjes së këtij komisioni.


    Komisioni i cili në rend dite kishte diskutimin në me rekrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës, u vazhdua me kryesimin e nënkryetarit, Xhelal Sveçla.

    Kjo sjellje e Simiq, erdhi pas përgjigjeve të marra nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë raportimit të tyre.

    Veprimin e deputetit serb e kanë kritikuar anëtarët e tjerë të komisionit.

    Emilja Rexhepi kërkoi nga Simiq që të mos largohet pasi ky komision nuk është vetëm për komunitetin serb por për komunitetet dhe kthim.

    “Unë e thash atë që deshta dhe tani komisionin e ushëheqë zëvendësi im Sveçla”, ka thënë Simiq.

    Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla, se kjo sjellje e Listës Serbe është e papranueshme që kur të do vjen dhe shkon.

    “Është bërë qesharake veprimet e Listës Serbe që kur do vje e mban takime kur do nuk vje tani ka disa muaj qe thonë se bojkotojnë institucionet dhe vijnë udhëheqin komisione, ne kemi kërkuar nga ministri për kthim me ardh me raportim e ka thënë se nuk vje se po bojkoton”, tha Sveçla, raporton EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!