×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat kërkon nga presidentja Osmani mos ta dekretojë Ligjin e pagës minimale

    Reporteri
    19 Korrik 2023 | 12:46

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, i ka bërë kërkesë presidentes Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin e Pagës minimale me vlerë prej 264 euro bruto.

    Kjo vlerë sipas tyre, është e pamjaftueshme dhe çështja tjetër se nuk është përfillur propozimi i 450 euro për vitin 2023 dhe 500 për vitin 2024.

    Ka qenë Jusuf Azemi nga kjo sindikatë ai i cili ka publikuar në Facebook këtë kërkesë.

    Mos dekretim të Ligjit për pagën minimale kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe veteranët.

    Pas takimit dje me Presidenten Osmani, Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka paralajmëruar edhe protestë me 26 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!