×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka kuorum për ta shpallur gjendjen emergjente të energjisë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 14:21

    Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka pasur kuorum për ta shpallur gjendjen emergjente, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në votimin për propozimin e Qeverisë morën pjesë vetëm 55 deputetë. Votimi u bojkotua nga deputetët e Listës Serbe.

    Në mungesë kuorumi, Kuvendi ka shkuar në pauzë për ta vazhduar atë në orën 15:30.

    Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, kishte kërkuar nga deputetët që ta aprovojnë vendimin e Qeverisë të marrë të premten, më 24 dhjetor. Sipas saj, rritja e konsumit të energjisë elektrike ka bërë që Kosova të ketë vështirësi furnizimi me energji elektrike, sidomos në muajin dhjetor.

    “Një vendim i tillë i mundëson Qeverisë marrjen e masave që kanë të bëjnë me vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorë, ose vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Këto masa të vendosen për 60 ditë, mirëpo ky afat mund të vazhdohet nga deputetët e Kuvendit”, ka thënë Rizvanolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!