×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka marrëveshje në Bruksel, Borrell fajëson Kosovën: Vuçiç e pranoi propozimin, por Kurti jo

    Reporteri
    21 Nëntor 2022 | 16:16
    Përfaqësuesi i Lartë i BE'së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell

    Pas përfundimit të takimit trilateral BE-Kosovë-Serbi, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politkë të Jashtme, Josep Borell, deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE’së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

    “Sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensionim dhe eskalim të situatës”, ka thënë Josep Borrell në konferencë për shtyp, derisa e fajësoi, siç tha ai, “në veçanti Kosovën” për mosrezultat.

    “Pas takimit shumë orësh, tetë orësh, palët nuk u pajtuan për zgjidhje”.

    Borrell, megjithatë, i kërkoi Kosovës “suspendim të menjëhershëm” të fazave të reja të zbatimit të vendimit për targat, përkatësisht masën e gjobitjes, ndërsa Serbisë i kërkoi ndalimin e lëshimit të targave të reja “KM”.

    Mes tjerash ai tha se “ishin afër” që kjo marrëveshje të arrihej, por për “arsye të ndryshme” nuk u arrit.

    Shefi i diplomacisë evropiane gjithashtu tha se “ndonëse kjo mund të dërgojë sinjal negativ”, sipas tij, “ishte veçanërisht Kosova” ajo e cila nuk po i përmbush obligimet ligjore ndërkombëtare.

    “Nuk mund të vazhdojmë më me menaxhim të krizë-pas-krize”, tha Borrell, teksa edhe shtoi se mosmarrëveshja e sotme “do të thotë se duhet të nxjerrim konkluzinet se si ky proces i negociatave po vazhdon”.

    “Sot që nga ora tetë e mëngjesit, tetë orë takime, i prita Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takim emergjent në Bruksel”:

    “Situata është më keq se në muajin gusht”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!