Serbia s’mund t’i vendos sanksione Rusisë dhe Kinës sepse nuk fiton miq të rinj dhe mund të humbasë miqt e vjetër, ka thënë kryediplomati serb, Ivica Daçiç, raportoi e përditshmja serbe “Nova.rs”, përcjell Reporteri.net.

Më tej Daçiç thotë se “do të kishim krejtësisht tjetër kuptim” nëse ShBA, Franca dhe Britania e Madhe, si Anëtarë të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “do të mbronin interesat e Serbisë”.

Kjo ngase, sipas tij, ShBA, Franca dhe Britania e Madhe duan ta shtyjnë para Kosovën në Kombe të Bashkuara, dhe janë Kina dhe Rusia ato që ruajnë qëndrimet pro Serbisë.

Reklamë

Në lidhje me situatën në pjesën veriore të Kosovës, Daçiç tha se serbët nuk do të kthehen në institucione “derisa nuk ka progres në çështjen e themelimint të Asocviacionin”.

“Është një metodë e rezistencës së paarmatosur”, ka thënë ai, përcjell Reporteri.net.

Ivica Daçiç tha se për Serbinë është e papranueshme të pranojë plane, referuar planit franko-gjerman, që bazohen në faktin se Kosova është shtet i pavarur.

“E vetmja gjë realiste është të pranojmë situatën reale në terren. Dhe kjo është të dihet saktësisht se çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare. Për sa kohë një zgjidhje e tillë nuk disktuohet, çfarë zgjidhje tjetër do të dështojë”, ka thënë Ivica Daçiç./Reporteri.net/