×
  • Lajme
  • Lajme

    Sociologia serbe: “Kosova, e pavarur – Serbia ende mendon të aneksojë Veriun”

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 10:43

    Kosova i ka të gjitha institucionet e saj për të qenë e pavarur, i tha televizionit N1, ish-politikanja dhe sociologia serbe, Vensa Pesiç, transmeton “Reporteri.net”.

    Për këtë, siç tha ajo, ‘poterën rreth targave’, studiuesja u shpreh se “Serbia duhet të kuptojë që s’ka shans ta kthejë Kosovën”.

    Situata në Kosovë, tha ajo, “ka ndryshuar shumë”, për çka shtoi se që Kosova është e humbur për Serbinë “është fakt”.

    “Amerikanët janë përfshirë atje, dhe madje edhe vetë sekretari amerikan i shtetit vazhdimisht i monitoron ngjarjet”.

    Sipas saj, i tërë qëllimi perëndimor, “është të reduktohet influenca ruse”.

    “Problemi i Serbisë është se nuk po i heq duart nga Veriu i Kosovës, sepse ka një shumicë serbe dhe Serbia nuk po dorëzohet nga aneksimi i saj”.

    Pesiç rikujtoi propozimet e një kohe për ndarje të Kosovës, përçka shtoi se “nuk besoj se do të ketë ndarje”, por se “Veriu është problematik”.

    Njëjtë edhe në tensionet që ngjanë në shtatorin e vitit të kaluar, Pesiç ishte shprehur e habitur rreth ngjarjeve që pasonin.

    “Nuk arrij ta kuptoj pse është kaq e vështirë që serbët të vendosin targa të Kosovës, kur shqiptarët është dashur të vendosin targa serbe”, përcjell “Reporteri.net”.

    Pesiç, një studiuese në dijeni dhe pranuese e Kosovës së pavarur, shprehej se pavarësia e Kosovës “është pavarësisht faktit se në sa organizata ndërkombëtare është apo nuk është e anëtarësuar”.

    Qeveria e Kosovës mori vendim për të inicuar dy masa të reja reciproke, përkatësisht të ndalojë targat ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat e serbëve të Veriut, si dhe lëshimin e lejeudhëtimeve për shtetasit serbë që udhëtojnë në ose nëpërmjet Kosovës.

    Një regjim të tillë Beogradi e ka ushtruar kundrejt shtetasve të Kosovës për dhjetëra vite./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!