×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Emisari i BE'së

    Sorensen sot në Kosovë, takohet me Osmanin

    Reporteri
    14 Janar 2026 | 7:51

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është vizita e tij e parë, që prej se iu vazhdua mandati si Emisar edhe për 2 vjet. Mandatin fillestar ai e kishte për 13 muaj.

    Sorensen do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, me fillim nga ora 10:00.

    Deri tash, nuk ka ndonjë njoftim për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

    Gjatë mandatit të parë, Sorensen ka zhvilluar vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh.

    Pritjet e Brukselit janë që pas formimit të qeverisë së, procesi i dialogut të ringjallet./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!