×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 7:15

    Sot fillon gjykimi i ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

    Ata do të dalin para trupit gjykues, ndonëse pretendimet e Dick Martyt, nuk u përfshinë as në akuzën fillestare, e nuk janë as në aktakuzën më të re për rastin.

    Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, që po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, si vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën 1998-99.

    Aktakuza kundër katër drejtuesve të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor nga Dhomat e Specializuara. Më 5 nëntor, pasi dha dorëheqje nga posti i Presidentit, Thaçi u arrestua nga policia ndërkombëtare. Specialja e arsyetoi paraburgimin e tij dhe të tjerëve me mundësinë e frikësimit e rrezikimit të dëshmitarëve.

    Me të dhënat aktuale që janë paralajmëruar nga palët në rastin për ish-drejtuesit e UÇK-së, verdikti pritet të jepet gjatë vitit 2026.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!