Tre të rinj, 20, 21 dhe 23 vjeç vdiqën dje në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Shtime-Suharekë, konkretisht në Duhël. Aty mbet i lënduar edhe një person tjetër, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
E për këtë, në Lipjan sot është ditë zie. Kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti mori këtë vendim në shenjë solidarizimi për familjet që humbën fëmijët e tyre në këtë aksident.
Viktimave do t’u jepet nesër lamtumira e fundit.
Policia bëri të ditur se nga aksidenti tragjik në vendin e ngjarjes mbetën të vdekur: S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.
Ndryshe, për dy muaj e gjysmë në Kosovë në aksidente të ndryshme trafiku kanë humbur jetën 20 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.