×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit, këto janë kërkesat e PDK-së për Përparim Ramën

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 7:34

    Sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa nuk dihet ende nëse ka marrëveshje për koalicion me PDK-në.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama edhe mbrëmë ka vazhduar diskutimet për një marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës, votat e të cilëve do të mundësonin zgjedhjen e kryesuesit, duke mos lejuar dështimin e këtij procesi.

    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë thënë se kushtet e PDK-së për Ramën e LDK-në janë 4.

    Por ky s’është kushti i vetëm.

    Kërkesë tjetër nga PDK është edhe posti i nënkryetarit, që ishte raportuar edhe më herët por pa u konfirmuar nga kryetari Rama e as ekipi i tij.

    Për këto kërkesa ka pasur hezitim nga kryetari Përparim Rama.

    Në rast se sot nuk arrihet zgjedhja e të parit të Kuvendit Komunal në kryeqytet, atëherë do të shkohet në zgjedhje për Asamblenë Komunale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!