×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot merret vendimi për nënën që theri me thikë mësuesen para syve të nxënësve

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 12:26

    Sot do të dalë para gjykatës D.B e cila ka therur me thikë mësuesen Vlora Paci në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë.


    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

    “Sot do të dalë para gjykatës”, ka thënë Beka.

    Rasti në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë ndodhi mëngjesin e së martës, ku D.B shkoi në shkollë pak para se të fillonte mësimi dhe i tha mësueses së ka për t’u konsultuar diçka me të, e në momentin kur ato ishin përballë njëra-tjetrës, ajo e theri mësuesen me thikë duke i shkaktuar tri plagë në trup.

    Mësuesja Paci pas plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!