Mot më i butë parashihet të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, megjithëse vranësirat mbeten mbetet më dominante në qiell.
Aty këtu edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, me gjasa në perëndim e veri të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 6C, ndërsa ato maksimale në rritje deri në 12C e 15C, njofton Prishtina Weather.
Të enjten reshje më të dendura shiu do të përfshinë vendin, aty këtu të shoqëruara edhe bubullimë. Temperaturat mbesin ende pak të larta prej 10C. Viseve më të larta malore priten të reshura bore. Ditën e premtë, do të mbeten më shumë vransira, me pak kushte edhe për shi në pjesë të vendit, që me rënie të temperaturës edhe deri në 1C në mbrëmje, mund të përzien apo shndërrohen në borë.
Të shtunën mot më i ftohtë, me kushte edhe për reshje të dobëta bore, megjithëse nuk mungojnë as intervale me diell.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.