×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përfundon procesi i zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 9:47

    Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta përfundojë procesin e Zgjedhjeve Lokale të këtij viti, të cilat u shpallën më 15 qershor.

    Pas plotë gjashtë muajsh, KQZ do ta përmbyllë këtë proces me certifikimin e rezultateve përfundimtare të rundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim se gjatë ditës së sotme (e premte, 17 dhjetor, ora 13:30) KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, transmeton ksp.

    Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit ishin të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave.

    Në raundin e parë 17 komuna zgjedhën kryetarët e tyre, ndërsa rundi i dytë u organizua në 21 të tjera, në mesin e të cilave edhe komunat e mëdha si Prishtina dhe Prizreni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!