×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shqyrtohet draft-rezoluta për krimet e ish-regjimit shtetëror serb

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 8:09

    Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë shqyrton draft-rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb.


    Sipas njoftimit, komisioni do të shqyrtojë raportin duke filluar nga ora 14.00, në Kuvendin e Kosovës.

    Ndrysh Kuvendi javë më parë votoi formimin e një komisioni të veçantë “i cili do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm deri në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar që do t’i gjykojë krimet serbe në Kosovë”.

    Ideja e krijimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është në nderin dhe dinjitetin e Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!