×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e fton edhe një komandant të UÇK-së

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 8:56

    Prokurorët e Gjykatës Speciale do të vendosin sot para vetes për ta marrë në pyetje edhe një epror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ftesa tani i ka shkuar komandantit të Brigadës 136, Salih Lajçit, nga Peja, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin për ftesën dhe kohën e intervistimit të komandantit Lajçi e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë, të cilët edhe i kanë ofruar përkrahje ish-eprorit.

    “Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale”, thonë OVL UÇK e Pejës.

    Ndërkaq, mësohet se komandanti i ftuar është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi, familja e të cilit, sipas OVL, kanë kontribuar për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës.

    Ndryshe, ftesa nga Specialja morën dje edhe përfaqësuesi i UÇK-së në Gjermani, Enver Shala, si dhe ish-luftëtarin Bashkim Ndrecaj, i cili është asamblist i LDK-së./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!