×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja fton për intervistim në Hagë ish-përfaqësuesin e UÇK-së në Gjermani

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 20:53

    Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë kanë ftuar për intervistim për krime lufte edhe ish-përfaqësuesin e UÇK-së në Gjermani, Enver Shala.


    Ftesën Shala, e ka marrë derisa po shoqëronte në Hagë Ismet Taren, i cili po ashtu u intervista nga Dhomat e Specializuara.

    Shala i ka thënë Klan Kosovës se ka refuzuar ta marrë ftesën në momentin kur atij iu dorëzua në Hagë. Por, megjithatë ai thotë se do të shkojë të jap intervistën para prokurorit të specializuar.

    Ai ka treguar se Haga ka paraparë që më 17 prill të këtij vitit ta intervistojë atë, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, ftesat e të ashtuquajturës Gjykata Speciale, kanë nisur të shpërndahen qysh në dhjetor të vitit të shkuar. Të tilla ftesa për intervistim për krime lufte deri më tash kanë marrë figura të ndryshme të UCK-së.

    I pari që pranoi ftesë kishte qenë ish-komandanti i Zonës së Llapit Rrustem Mustafa. Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Sami Lashtaku, Nazif Mehmeti, Sokol Dobruna, Sylejman Selimi, Lahi Brahimaj, etj.. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!