×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano mohon të ketë “kornizë të re” të dialogut, thotë se “duhet përgënjeshtruar”

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 14:57
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

    “Nuk është e vërtetë dhe BE nuk e ka parë kurrë atë tekst”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pyetur për të ashtuquajturën “kornizë të re” të botuar nga portali i gazetarit Baton Haxhiu, “Albanian Post”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Tekst i tillë nuk ka dalur nga ekipi negocious i BE-së i përfshirë në Dialogun e Brukselit”, i ka thënë Stano agjencisë serbe të lajmeve “Beta.rs”, transmetoi e përditshmja serbe “Danas”.

    Zyrtari për Shtyp i Zyrës së shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell, u shpreh se Komisioni Evropian nuk komenton rreth artikujve të mediave që autorësinë ia atribuojnë disa dokumenteve të BE-së, e as sa i përket autenticitetit ose substancës së tyre.

    Por, në këtë rast, Stano tha se “është e këshillueshme të përgenjështrojmë këso pretendimesh”, në mënyrë që, sipas tij, “të mënjanohet edhe konfuzioni më i imët”.

    Megjithatë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë krejt tjetër gjë dhe në kundërthënie të plotë me atë që pohon unioni evropian.

    “A jam i çmendur unë? A paskam lexuar një letër që nuk paska ekzistuar?”, u tha ai gazetarëve në New York, përçka u shpreh i bindur se dokumenti i tillë i është paraqitur, por se, siç ka thënë ai, ka refuzuar ta pranojë.

    Vuçiç, përveç kësaj, ka konfirmuar edhe një masë të përmbajtjes së kësaj të ashtuquajture kornizë të re. Ai ka thënë se “nuk mund të them që gjithçka që është publikuar aty” është e vërtetë, por se ajo i përafrohet, “për aq sa më kujtohet”, dokumentit që thotë t’i jetë paraqitur.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëjtë nuk pranoi, siç tha ai, “të komentojë komentimet e autorëve të cilët nuk dihen”, pyetur nga gazetarët në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net

    Burime diplomatike të agjencisë serbe të lajmeve thanë se po synohet “të përgatiten takime të Nivelit të Lartë duke shfrytëzuar momentumin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve”.

    “Nuk ka kornizë të re dialogu”, kanë thënë edhe këta të burime të kësaj agjencie lajmesh. Zyrtarë diplomatikë, gjithnjë sipas kësaj medie, kanë thënë se më rëndësi është “të mos kemi shtrëngesa të reja” veçanërisht në çështjen e targave (ilegale) serbe në pjesën veriore të Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!