×
  • Lajme
  • Lajme

    Staroviç: “Fushata për çnjohje të Kosovës vazhdon dhe është e sukesshme”

    Reporteri
    22 Gusht 2022 | 12:34

    Beogradi do të vazhdojë fushatën ndërkombëtare për çnjohje të Kosovës, deklaroi sekretari i ministrisë së jashtme serbe, Nemanja Staroviç, transmeton Reporteri.net.

    Kampanjën lobuese serbe për çnjohje të Kosovës, Staroviç e quajti “të suksesshme në çdo kuptim” dhe shtoi se “që nga 2017, 23 shtete ua kanë tërhequr njohjen”.

    “Fakti se më pak se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së nuk e njohin Kosovën ia parandalon Prishtinës punën për të marrë statusin e shtetit vëzhgues”, i tha ai teleivizionit “Pink”.

    Vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas dorëzimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, kishte deklaruar se kanë siguruar “çnjohjen e katër shteteve tjera ndaj Kosovës”.

    Këto pohime as nuk i ka dëshmuar Vuçiç e as nuk janë konfirmuar në nivele bilaterale të Kosovës me këto shtete të supozuara çnjohëse.

    Në lidhje me deklarimin për media të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se shtetet e QUINT-it i kanë dhënë mbështetje masave të qeverisë kosovare, Staroviç tha se “nuk mendoj se është krejtësisht kështu”.

    “Presidenti Vuçiç tha se nuk mund ta thotë me siguri se të gjitha shtetet e QUINT-it qëndrojnë prapa Kurtit, në fund ata do të mbështesin, por jo të gjitë shtetet e QUINT-it  janë frymëzuesit e veprimeve të Kurtit”.

    Staroviç kryeministrin kosovar e quajti “fëmi që po teston kufijt e veprimit mbi presupozimin se ka mbështetjen e perëndimit”.

    Madje, përveç kësaj, masat dhe qasjen e Kosovës në dialog me Serbinë ai e cilësoi “bast të Albin Kurtit”, për të cilën u shpreh se “dëshiron qartazi të krijojë konflikt”.

    Diplomati serb tha se nëse skenari i 31 korrikut përsëritet “çështja mbetet se si do të reagojë KFOR-i”.

    “A do t’u jep mbështetje shqiptarëve apo do të merr pozicion neutral”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!