×
  • Lajme
  • Lajme

    Stimulues seksual sekuestrohen në bunkerët e barnatoreve në Prishtinë

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 20:00

    Gjatë ditës së sotme, 20 janar 2022, Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë nën dyshimin për kontrabandë me barna. Në disa barnatore në kryeqytet, gjeti stimulues seksual, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar disa pamje nga ky aksion, njëri që u zhvillua në lagjen “Kodra e Trimave” dhe tjetri në “Bregun e Diellit”.

    Pamjet tregojnë një sasi të madhe të këtyre stimuluesve, të cilët u gjetën të kamufluar në një hapësirë të fshehtë në barnatore, sikur të ishin bunkerë. Po ashtu, shihet numër i madh i forcave policore që morën pjesë në aksion.

    Policia e Kosovës ende nuk ka treguar nëse ka të arrestuar lidhur me këto raste. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!