×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Beograd

    Stoltenberg para Vuçiqit: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbajnë përgjegjësi, grumbullimi i forcave serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 10:46

    Autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Beograd, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

    “Unë llogaris në të dyja palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i veprimeve,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiqin.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi edhe në Beograd se e mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Sipas shefit të NATO-s ky  do të ishte “çelësi për normalizimin e marrëdhënieve”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Këto deklarata Stoltenberg i bëri pas takimit me Vuçiqin, me të cilin tha se kanë diskutuar edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

    “Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet e mirëpresim që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne u diskutua gjithashtu, thotë Stoltenberg.

    Ai thekson se “llogaritë në të gjitha palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi. Grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, shtoi Stoltenberg.

    “Akumulimi i forcave të ushtrisë serbe pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën, mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit në Kosovë, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve, i bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohu në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Stoltenberg.

    Stoltenberg shtoi se KFOR-i, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, po zbaton mandatin e tij dhe do të sigurojë një mjedis paqësor dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!