Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka folur për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se kohët e fundit ka pasur rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, por ka shtuar se NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin në rajon.
“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990-ta, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë, me retorikë agresive, reforma të ngecura dhe akterë të huajë që punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme në misionin tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë e Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet bashkëpunim thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në ruajtje të stabilitet dhe për të mbështetur reformat”, tha Stoltenberg.