×
  • Lajme
  • Lajme / Shefi i NATO's, në Prishtinë

    Stoltenberg: Themelimi i Asociacionit, hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 16:41

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë të përbashkët me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi i 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor, shkruan Reporteri.net.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha para gazetarëve se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë, derisa theksoi se 93 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

    “Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha Stoltenberg, derisa shtoi se KFOR-i vazhdon të përmbush mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë.

    “Kemi ngritur patrolla në veri. Këta janë hapa të shpejt për të siguruar që KFOR-i vazhdon ta përmbush mandatin e tij të OKB-së në çdo kohë. Do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit. Stabiliteti në rajon vendoset në gjitha anët”, tha ai.

    “Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s, dhe çdo lëvizje e Policisë së Kosovës në atë rajon.

    Shefi i NATO-s foli edhe për dialgoun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim.

    Stoltenberg tha para gazetarëve se ka mirëpritur propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit, derisa tha se është hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “NATO e mbështet edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit dhe të dyja anët duhet të angazhohen në mirëbesim. Mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociaconit të komunave me shumicë serbe, ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./Reporteri.net/

    Osmani-Stoltenbergut: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet, do të jetë një inkurajim që të sulmojë Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!