×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti i NATO-s

    Stoltenberg thirrje për de-eskalim në veri: Palët të mos ndërmarrin veprime që përkeqësojnë situatën

    Reporteri
    11 Korrik 2023 | 11:07

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  para nisjes së samitit dyditor Vilnius tha se  duhen veprime konkrete për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

    “Ne jemi duke e monitoruar situatën në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të mos ndërmarrin veprime që do të çonin në përkeqësim të situatës”, tha Stoltenberg.

    Stoltenberg përsëriti se NATO është në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajon.

    “NATO është aty për të garantuar siguri dhe stabilitet për popullin e Kosovës. Ne e zbatojmë mandatin tonë në mënyrë të paanshme. E shtuam praninë tonë për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve që kemi parë për disa javë”, tha ai.

    “Jam në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe sigurisht që jam gati për ta takuar”, u shpreh ai para mediave.

    I pyetur se a do të pranojë të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ditë më parë tha se do të kërkoj takim me Stoltenberg për të diskutuar situatën në Kosovë,  shefi i NATO-s tha se është i gatshëm ta takojë.

    Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë.

    Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

    Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në Vilnius, Kosova jashtë agjendës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!