×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 11:04

    Reperi  Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

    “Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për Reporteri.net.

    Stresi akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin në një klub nate në Pejë.

    Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim Stresin në lishje me këtë rast.

    Ai kërkohej nga policia për ‘ndihmën’ nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

    Bashkë me të në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më pas. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!