×
  • Lajme
  • Lajme / Factorial

    Studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë thonë së lajmet e rreme i hasin më së shumti në portale

    Autor:Mehreme Goliqi
    14 Tetor 2024 | 13:51

    ”Metallica vjen në Kosovë”, “Mjalti shëron kancerin”, “Qeveria izraelite i ka shpallur shqiptarët si armiq”, janë vetëm disa nga titujt e lajmeve të rreme që disa të rijnë të komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosovë thonë t’i kenë hasur në media dhe rrjete sociale së fundmi.  Ata tregojnë raste kur kanë lexuar lajme të tilla në faqe të ndryshme online, të cilave iu kanë besuar dhe që ndonjëherë ju kanë shkaktuar edhe frikë.

    Lajmet e rreme janë sfidë edhe në vendin tonë, sikurse në krejt botën. Ato ekzistojnë dhe në “bashkëjetojmë” pothuajse çdo ditë me to.

    Këtë fenomen e hasin edhe të rinjtë, si përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale. Përjashtim nuk bëjnë as të rinjtë kosovarë që janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

    Ata shprehen se fenomenin “Fake News”, kryesisht e hasin në rrjetet sociale, por me raste edhe në mediat tjera online duke i theksuar kështu portalet. Sipas tyre kjo bëhet për arsye të rritjes së lexueshmërisë dhe shikueshmërisë, në faqet e tyre në mediat sociale.

    Dhurata Sefa studion degën e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo shprehet e vetëdijshme për llojet e dezinformatave.

    Sipas saj, disa faqe dhe portale online shquhen për një gjë të tillë.

    Di që ekzistojnë disa lloje të lajmeve të rreme. Dezinformimi, keqinformimi, dhe misinformimi. Varësisht nga qëllimi që kanë, ‘fake news’ zakonisht ndahen në këto tri kategori: Lajmet e rreme në vendin tonë, zakonisht krijohen për të shkatërruar imazhin e njerëzve me ndikim ose për të ndryshuar qasjen e opinionit publik. Mediat që dezinformojnë më shumë në vendin tonë janë portalet online. Këto portale zakonisht nuk kanë ndonjë burim të sigurt që i fakton lajmet që plasohen. Shumica e portaleve kopjojnë njëra-tjetrën e të tjerë përkthejnë nga portalet e huaja, pa i verifikuat vërtetësinë”, thotë Sefa.

    Ajo thekson se vërtetësinë e lajmit e kupton nga burimet që ai ka brenda: “Në momentin që një lajm nuk posedon emrin e gazetarit që e ka shkruar, nuk ka datë e ditë, nuk ka informacione përcjellëse prej nga ku kanë rrjedhur informatat, e të tilla”, thekson ajo.

    Për besueshmërinë e mediave online, e rezervuar shfaqet edhe studentja e Juridikut në Universitetin e Pejës, Antigona Zikolli.

    Lajmet e rreme janë ato që mediat i krijojnë më së shumti për me pas shikueshmëri ose klikime ma të mëdha. Më së shumti më ka ra më lexu lajme nëpër portale, amo portalet mendoj që dezinformojnë më së shumti”, tha ajo.

    Ndërsa, studentja e Administratës Publike në Kolegjin AAB, Gjejlan Cukiq e sheh politiken si arsyeje për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

    Lajmet e rreme janë informacione të manipuluara që shpërndahen me qëllim për të mashtruar ose për të ndikuar në opinionin publik. Këto mund të krijohen për arsye politike, ekonomike, ose thjesht për të krijuar kaos. Disa nga platformat ku shpesh hasen lajmet e rreme përfshijnë rrjetet sociale, portalet online dhe ndonjëherë edhe mediat tradicionale”, u shpreh Cukiq.

    *Ky artikull u realizua nga platforma mediale “Factorial“, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Autori i këtij artikulli është një prej gjashtë (6) të rinjve të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë që po përgatiten si gazetarë të ardhshëm profesionistë, përmes këtij projekti. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!