×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen dy punëtorë të KEDS’it në Skenderaj

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 17:44
    KEDS

    Gjatë ditës së sotme dy punëtorë të KEDS’it në qytetin e Skenderajt janë sulmuar fizikisht, të cilët kanë pësuar lëndime truporore.

    Lajmi është bërë i ditur nga KEDS, nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa kanë shkruar se KEDS e dënon ashpër sulmin ndaj punëtorëve në Skenderaj

    Postimi i plotë i KEDS:

    KEDS dënon ashpër sulmin ndaj punëtorëve në Skenderaj

    KEDS ka pranuar me shqetësim informatën se sot gjatë ditës, në Skenderaj, derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, dy punëtorë fillimisht janë kërcënuar dhe më pas njëri prej tyre edhe është sulmuar nga një konsumator, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi.

    Sulmet që po u bëhen punëtorëve tanë, përpos që pengojnë realizimin e detyrave zyrtare, njëkohësisht rrezikojnë funksionimin e një prej hallkave kyçe të sistemit-elekroenergjetik në vend.

    KEDS fton organet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë rast, në mënyrë që kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

    Njëherazi, KEDS i bën thirrje konsumatorëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos pengojnë procesin e punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!