×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja asnjë ankesë për rundin e dytë të zgjedhjeve në Kllokot e Prizren, i shkruan KQZ-së

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 13:16

    Më 20 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryetarë të komunave. Ndër komunat ku u mbajt rundi dytë i zgjedhjeve ishte edhe Kllokoti e Prizreni.

    Në një dokument të siguruar nga Reporteri.net, Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, i thotë kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit, se nuk ka asnjë ankesë për shqyrtim të ankesave lidhur me rundin e dytë të mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren dhe Kllokot.

    KQZ-ja, i pati kërkuar Supremes njoftim për ndonjë ankesë eventuale ndaj vendimit të PZAP-it, lidhur me rundin e dytë të zgjedhjeve në këto dy komuna.

    “Pëndryshe, për të gjitha rastet tjera brenda afatit të përcaktuar me ligj është vendosur, prandaj sa i përket Gjykatës Supreme, mund të certifikohen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve për komunat e Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në dokumentin e Supremes drejtuar KQZ-së.

    Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, njoftoi se sot, e mërkurë në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit.

    Shaqir Totaj nga Partia Demokratike do ta udhëheqë Prizrenin, ndërsa Kllokotin, Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!