Në policinë e Kosovës në pjesën rajonale të Mitrovicës së Veriut janë dorëhequr 578 pjesëtarë të komunitetit serb, njoftoi ministri kosovar i brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për përbashkët për media me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Dorëheqjen në masë të serbëve Sveçla i quajti presion të Beogradit dhe strukturave kriminale të dirigjuara nga Serbia.
Për tërheqjen nga instituticionet të serbëve Sveçla tha se ato u bënë nga Beogradi pas bisedës së mes Listës Serbe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Që nga viti 2011 serbëe u janë djegur 56 automjete, rikujtoi Sveçla, ndërsa vetëm pas vendimit të qeverisë për konvertimin e targave u janë djegur pesë vetura dhe prona tjera.
Si ministri e brendshme përgjegjëse për zbatimin e vendimit të qeverisë, ministri tha se autoritetet kosovare i kanë të gjithë kapacitetet.
Aktualisht situatën e vlerësoi të qetë, derisa shtoi se autoritetet po ndjekin të gjitha zhvillimet në vend.
“E vetmja përkatësi të cilën ne e luftojmë është ajo e krimit, kontrabandës dhe korrupsionit”, tha Xhelal Sveçla.
Në lidhje me fletqortimet, Sveçla tha se beson se qytetarët që s’kanë ndërruar targat në RKS, do të relfektojnë dhe ta bëjnë atë.
Konferencën për shtyp, krymeinistri tha se e zhvilluan pas takimeve me KFOR-in dhe EULEX-in./Reporteri.net/