Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla është treguar i rezervuar kur është pyetur se a i kanë votat për Qeverinë.

“Ta shohim”, tha shkurt Sveçla para mediave.

Sot është paraparë të mbahen dy seanca në Kuvendin e Kosovës. Njëra në ora 11:00, ndërsa seanca tjetër nga ora 14:00 do të jetë për votimin e qeverisë së propozuar nga mandatari Glauk Konjufca.

Reklamë

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.