×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: AAK-ja ka ngritur alarmin për krizë energjetike muaj më parë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 12:04

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospunë sa i përket krizës energjetike.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Tahiri tha se kjo parti, e ka alarmuar kryeministrin Albin Kurti shumë muaj më parë, shkruan Reporteri.net.

    “GP i AAK-së duke parë gjendjen e rënduar të krizës energjetike në vend, 2 javë më parë, më 13 dhjetor, ka kërkuar debat parlamentar për këtë çështje. Më 6 tetor 2021, kryetari Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit dhe qeverisë, duke u thënë se pas paralajmërimeve për krizë energjetike, ka pyetur nëse do të thellohet kriza. Më shumë se 2 muaj e kemi ngritur alarmin për krizë. Ndërkohë, sot Qeveria e Kosovës me qëllim që ta zbeh iniciativën tonë për debat paqësor, ka sjellur në Kuvend një vendim që në esencë është dashur të sillet tash e shumë muaj më parë, e në fakt nuk ka asnjë ndikim te qytetarët përveç justifikim. Qytetarët, bizneset, po përballen me mungesë të rrymës në kohën kur temperaturat kanë rënë nën zero”, u shpreh Tahiri.

    Tahiri po ashtu ka thënë se Kurti nuk ka vepruar për ta zbutur situatën.

    “Kryeministri ynë nuk gjeti kohë që me veprime konkrete të parandalojë krizën, por gjeti kohë të bënte fushatë në Shqipëri”, u shpreh Tahiri.

    AAK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës “të jetë më serioze në këtë temë dhe ta stabilizojë gjendjen me reduktime”.

    “Z.Kurti është zotuar se me qeverisjen e tij do të ulë çmimet e energjisë, sepse thoshte se është shtrenjtë”, u shpreh Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!