×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri e cilëson provokim vendimin e Pecit për objektin e AAK-së

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 17:53

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në emisionin Frontal në T7, ka folur për vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për selinë e AAK-së duke ia kthyer objektin institucionit që udhëheqë. Tahiri tha se kanë kontratë për objektin e paguajnë qira rreth 4 mijë e 300 euro.

    “Të them të drejtën ka qenë një moment i habitshëm nga një ministër me përvojë politike për shkak se në një demokraci rolin e policit e inspektorit nuk e luan një ministër. Kontrata ka një afat të skadimit, ne i paguajmë rreth 4 mijë e 300 euro për katet që i përdorim”, ka thënë deputeti Tahiri.

    Deputeti i AAK-së vendimin e Pecit e ka cilësuar si provokim.

    “Fillimisht na thoshin a e keni pasur të uzurpuar, kemi pas kontratë legjitime. Të gjithë ishim në Zvicër kur ndodhi një gjë e tillë. Ne na ka hi në seli, një bashkëkryetar i një partie tjetër, një ministër i kësaj qeverie, një subjekti politik që ka 6 deputetë. Ne donin ta mbyllnim këtë temë për shkak se ishte një provokim dhe ndoshta është hajër për AAK-në me dalë në një objekt tjetër e nuk po duam që ta bëjmë më të madhe”, ka thënë Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!