Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se PDK-ja e ka bërë të qartë se s’ka votë për VV-në në seancën e sotme, shkruan Reporteri.net.
“PDK e ka bërë qartë që prej certifikimit që në asnjë rrethanë nuk duhet të jetë pjesë e koalicionit me VV dhe as nuk do të ketë votë për VV”.
Sipas tij Kurti sot do të dështojë.
Kjo seancë është ftuar për ta parë a ka shumicë parlamentare të krijuar nga kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti. Nëse dështon janë hapat sipas Kushtetutës”, tha Tahiri.
“Jam i bindur që Kryeministri Kurti do të dështojë”, shtoi ai.
/Reporteri.net/