×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për përplasjen e PDK-së në Skenderaj: Ishte vetëm konfrontim me fjalë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 18:25

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për përleshjen në degën e PDK-së në Skenderaj.


    Sipas Tahirit ky rast ka qenë i izoluar dhe se kanë qenë vetëm konfrontime me fjalë.

    “Mendoj që janë inç idetë të izoluar, pasi nuk kemi të bëjmë me dëmtim të procesit zgjedhor, këtu incidente të vogla nuk mund ta dëmtojnë këtë proces i cili ka qenë fer dhe demokratik. PDK shpejt do ta organizoj konventën”, ka theksuar Tahiri.

    Tahiri po ashtu është shprehur i sigurt se Kadri Veseli, do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

    “Padyshim, Kadri Veseli, 100 përqind Kadri Veseli”, ka thënë shkurt Tahiri për T7.

    Në degën e Partinë Demokratike të Kosovës, të dielën është raportuar për përplasje midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari. Po ashtu Tahiri do të flasë edhe për qëndrueshmërinë e koalicionit me AAK dhe Nismën Social Demokrate dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!