×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Sanksionet ndaj Dodikut, goditje mbi planet për “Serbinë e Madhe”

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 16:53

    Ish-negociatorja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, vlerëson se sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik janë goditje mbi planet serbo-ruse për formimin e “Serbisë së Madhe”.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodik për të parandaluar ndarjen e Bosnjës”, është shprehur Tahiri.

    “Kjo është një goditje direkte mbi planet e Serbisë dhe Rusisë për krijimin e Serbisë së Madhe”.

    Dje, Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

    Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me familjen e Dodikut.

    Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!