×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Seanca për referendumin ishte tallje me deputetët e opozitës

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 12:26

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbajtjes së Kryesisë së Kuvendit tha se seanca e së shtunës e mbajtur kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka qenë e panevojshme dhe ata e kanë parë i tallje me deputetët e opozitës, shkruan Reporteri.net.

    Për këto arsye ai tha se nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë.

    “Seanca ka qenë e panevojshme dhe unë e kam pa më shumë si tallje me deputetët e opozitës. Pikërisht sa i përket kësaj tallje, nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e një seancë të tillë”, tha Tahiri.

    Ai tha se në të kaluarën Kosova betejat i ka fituar në kauzat e saj, dhe se një betejë të fituar kundër Serbisë, duhet ta sheh si pozicionim ndaj Serbisë.

    “Sot me humb një betejë kundër Vuçiqit që kontrollon çdo pore të jetës, nuk është e vështirë. Duhet të kemi një angazhim më serioz, njerëz më kompetent. Kryeministri duhet të ripozicionet, të ketë një angazhim më të madh në politikën e jashtme, kemi argumente edhe fakte të shumta që iniciativat serbe të mos përkrahen”, shtoi tutje deputeti i PDK-së.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

    Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

    Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.

    Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik. Partia Demokratike në opozitë nuk mori pjesë në seancë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!