Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të takimeve të para pas marrjes së detyrës së presidentes.
Sipas komunikatës së Presidencës, gjatë takimit Shiroka Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, me synim shërbimin ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave të vendit.
“Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë”, thuhet në komunikatë.
Kurti, sipas Presidencës, ka shprehur përkushtimin për bashkëpunim me presidenten e re në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe trajtimin e çështjeve me rëndësi për Republikën e Kosovës.
Takimi vjen një ditë pas zgjedhjes së Shiroka Pulës në krye të Presidencës së Kosovës.