Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin në detyrë dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Abdixhiku në Kuvend është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Takimi pritet të fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit/es së vendit.
Më herët gjatë ditës, Kurti zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës. Pas përfundimit të tij, ai tha se biseda ishte konstruktive, por se nuk u arrit ndonjë rezultat konkret.