×
  • Lajme
  • Lajme

    Tani “fleni dathë”, e thotë edhe Bekë Berisha: Nuk prishemi me Amerikën

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 8:51

    Prishja e raporteve të Kosovës me Amerikën u bë temë kryesore e javëve të fundit, mirëpo një deputet i partisë që po akuzohet se me mosveprim po cënon këto raporte, po e thotë krejt të kundërtën.

    Sipas Bekë Berishës së AAK-së, Amerika është në zemrën e çdo shqiptari dhe shtoi se “nuk prishemi”, shkruan Reporteri.net.

    Të gjitha raportimet për rrezikun e prishjeve të raporteve, përfshirë këtu edhe lajmet për mundësinë e tërheqjes nga Bondsteel, Berisha i quajti propagandë.

    “Është bërë propagandë e madhe që kampi Bondsteel po tërhiqet nga Kosova dhe po prishemi me Amerikën. Nuk prishemi me Amerikën – Amerika është në zemër të çdo shqiptari derisa Serbia na ka plasë zemrën – ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe Kushtetutën”, ka thënë ai.

    Sidoqoftë, për raportet e Kosovës me Amerikën foli edhe shefi i Berishës. Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë tha se është i gatshëm ta largojë taksën, që është kërkesë ekskluzive e Amerikës, nëse mundësohet një takim me presidentin Donald Trump.

    Ndryshe, vendosja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës bllokoi dialogun, duke sjellur edhe pakënaqësinë e Amerikës, të cilët me ngulm po kërkojnë që ajo të largohet dhe dialogu të vazhdojë në drejtim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!