×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Taravari: Ahmeti është konsumuar, besoj se në Maqedoninë e Veriut do të ndodhë ndryshimi në kampin politik shqiptar

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 23:45

    Politikani nga Maqedonia e Veriut dhe kandidati për president, Arben Taravari, ishte i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në ATV, përcjell Reporteri.net.

    “Për herë të parë në Maqedoni pas vitit 2002, garojnë dy blloqe politike shqiptare. Vazhdimisht kanë qenë 3, 4, 5. Tash është VLEN dhe Fronti Evropian. Në Frontin Evropian është Aliu (Ahmeti) në krye me disa politikanë shqiptarë nga parti tjera. Front me politikanë të konsumuar. Ne në VLEN kemi vetëm 6 vjet në politikë”, tha Taravari.

    Taravari ka thënë se është lajm i mirë që partitë politike shqiptare janë bërë së bashku.

    “Besoj se pas 22 apo 23 në Maqedoni do të ndodhë ndryshimi në kampin politik shqiptar”, u shpreh ai.

    Taravari ka thënë se “Ahmeti është konsumuar” dhe nuk ka më “gjë prej tij”.

    “Ahmeti e shpalli kandidaturën pas meje. Pas 15 vjete ai kandidon vetëm pasi dola unë si kandidat. Është kundërkandidat shqiptar dhe unë mendoj e ka bërë qëllimisht vetëm e vetëm për të penguar depërtimin e kandidatit shqiptar”, u shpreh Taravari.

    Taravari ka thënë se Talat Xhaferi është kryeministër teknik.

    “Premtimi i partisë së z.Ahmeti ishte se do të kemi kryeministër shqiptar, por nuk kishim kryeministër shqiptar. Por në 100 ditët e fundit vetëm për shkak të zgjedhjeve kemi kryeministër teknik”, tha tutje ai, përcjell Reporteri.net.

    Në garën për president shteti janë 7 kandidatë.

    Qytetarët me votën e tyre të mërkurën më 24 prill do të zgjedhin mes presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Gordana Silanovska Davkovas nga VMRO DPMNE-ja, Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmanit që përkrahet nga Fronti Evropian, Bilana Vakovskas së mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, dhe Stevço Jakimovskas nga GROM.

    Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, në Maqedoninë e Veriut.

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!