×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hyrat e Doganës së Kosovës për tre muaj arrijnë në 229.9 milionë euro

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 16:26

    Dogana e Kosovës gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka arritur të grumbullojë vlerën prej rreth 229.9 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoi paraqet një rritje prej 10.3 % apo rreth 21.5 milionë më shumë.


    Dogana nëpërmjet një komunikate thotë se vazhdon të tregojë performance shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për tre mujorin e parë 2019.

    “Në anën tjetër, ndikim në të hyra ka pasur MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të  gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit. Sa i përket MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 12.9 mil€ apo rreth 46.6% me shume së periudha e njëjtë vitit paraprak, ndërsa ndikimi në të hyra nga pako fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 17.2 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 59 % krahasuar me periudhën e njëjtë te vitin e kaluar. Shikuar për nga struktura e të hyrave kufitare, kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të hyrave nga importi e kanë dhënë të hyrat e arkëtuara nga TVSH – të cilat kanë shënuar rritje prej rreth 6.47% apo rreth 7.2 mil€ më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në anën tjetër, të hyrat nga taksa doganore kanë shënuar rritje prej rreth 8% apo shprehur në vlerë nominale rreth 2 mil€ më shumë. Ngjashëm me taksën doganore, edhe të hyrat nga taksa e akcizës kanë shënuar rritje prej 11.6%, apo shprehur në vlerë nominale rreth 9 milion € më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Të hyrat nga TVSH në kufi gjatë kësaj periudhe marrim pjesë me rreth 51%, pasuar nga të hyrat e arkëtuara prej akcizës me rreth 37.5% dhe të hyrat nga taksa doganore me rreth 11.5%”, thuhet në komunikatë.

    Sa i përket eksportit, Dogana thotë se i njëjti përgjatë periudhës raportuese ka shënuar ngritje në sasi prej rreth 6.6%, përderisa edhe vlera e eksportit ka shënuar ngritje me rreth 12.46%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!